Fosilet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fjala fosile rrjedh nga latinishtja që do të thotë "diçka e nxjerrë nga toka duke gërmuar".Fosilet paraqesin tërësitë e ruajtura, pjesë ose gjurmë të organizmave të vdekur ose aktivitetit të tyre jetësor.Mbetjet e bimëve dhe kafshëve që kanë vdekur shumë kohë më parë mund të gjenden te ngurtesuara ne formen e fosileve. Pjesët e forta si dhëmbët, guackat ose kockat, ruhen ashtu siç janë. Por, zakonisht, pjesa më e madhe e trupit të organizmave kalbet dhe humbet, duke lënë një boshllëk (zakonisht në shkëmb). Kjo pastaj mbushet me minerale, të cilat ruajnë formën e tij [1]. FOSILET JANE MBULIM I ORGANIZMAVE TE GJALL Fosilet tregojnë një të kaluar të largët ku kanë ekzistuar shumë specie kafshësh dhe bimësh që sot nuk ekzistojnë më. Shkencëtarët kanë përllogaritur se mbi 90% e të gjitha specieve që janë shfaqur në Tokë (si pasojë e evolucionit) nuk ekzistojnë më. P.sh 1.Benetinalet: bimë farëzhveshura me lartësi deri në 4m , me kërcell të ngjashëm me ato të palmave dhe fonda si ato te fiereve. 2. Amonitet : butakë deti të paisur me një guackë të fortë 3. Ihtiosaurët :zvarranikë të ngjashëm me peshqit 4. Pterosaurët : zvarranikë të aftë të fluturojnë 5. Dinosaurët : zvarranikë gjigandë të tokës 6. Trilobitët : kafshë të vogla detare, u shfaqen në Toke para 570 milion vitesh dhe u zhduken para 400 milon vitesh.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LIGJI PËR MBROJTJEN E NATYRËS Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine